Stadiumet e ‘Euro 2020’: Wembley Stadium – Londër

Stadiumet e ‘Euro 2020’: Wembley Stadium – Londër

Lokacioni: Wembley, Londër, Angli, Kapaciteti: 90.000
Pjesëmarrja rekorde: 89.874 (Futboll: Cardiff City vs Portsmouth, 17 maj 2008); 98.000, (Koncerti i Adele, qershor 2017)

Stadiumi Wembley është një stadium futbolli që ndodhet në Londër, ndërsa është hapur në vitin 2007 në vendin ku më parë ndodhej stadiumi i mëhershëm, i cili ishte shkatërruar gjatë viteve 2002-2003.

Është arena e ndeshjeve të mëdha të futbollit duke i përfshirë ato të ekipit të Kombëtar të Anglisë, si edhe këtu zhvillohet finalja e Kupës FA.

Wembley është nën pronësi të Federatës Angleze të futbollit, ndërsa me 90.000 ulëse është stadiumi më i madh në Britani të Madhe dhe i dyti më i madhi në Evropë. Ndërtimi i këtij stadiumi ka kushtuar plot 798 milionë funte (928 milionë euro).

Community Shield, finalja e Kupës së Ligës, gjysmëfinalet e Kupës FA, barazhet e Football League, FA Trophy dhe shumë ndeshje të tjera zhvillohet pikërisht në këtë stadium.

UEFA e vlerëson me katër yje, ndërsa në vitet 2011 dhe 2013 ka qenë nikoqir i finaleve të Ligës së Kampionëve dhe do të jetë nikoqir i tetë ndeshjeve të ‘Euro 2020’. Në mesin e tyre në Wembley do të zhvillohet finalja dhe dy gjysmëfinale.

Related Articles