FC Drenica e ka shkarkuar nga pozita e trajnerit Sunaj Keçin.
Shkak për këtë vendim janë rezultatet e dobëta në tri ndeshjet e para kampionale, ka thënë klubi në një njoftim për media.
Drenica ka marrë 1 pikë në tre ndeshjet e para, gjë që ka shtyrë kryesinë e klubit të veprojë.
“Pas rezultateve te dobëta në tri (3) ndeshjet e Ligës Parë së Kosovës në futboll Bordi i klubit ka mbajtur mbledhje urgjente dhe ka vendosur unanimisht për nderprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Sunaj Keçi”, thuhet në njoftim.
“Ne e falendërojmë trajnerin Keçi për bashkëpunimin e deri tanishëm, dhe i deshirojmë suksese në vazhdim të karrierës së tij. Ambiciet e “klubit janë serioze dhe të mëdha dhe si rrjedhojë e kësaj ka ardhur edhe deri te ky vendim.
Klubi ka bërë të ditur se së shpejti do ta bëjë publik emrin e trajnerit të ri.