Sërish huliganët shkatërrojnë infrastrukturën e Stadiumit ndihmës në Pozharan

Sërish huliganët shkatërrojnë infrastrukturën e Stadiumit ndihmës në Pozharan

Eshtë demoluar edhe njëherë stadiumi ndihmës i Vllaznisë së Pozheranit.

Në mënyrë huliganeske janë dëmtuar dyert, dritaret, zhveshtoret e gjithcka tjetër në këtë stadium, raporton Gazeta Enigma.

Ky është reagimi i plotë i klubit të Pozheranit:

Stadiumi ndihmës i Vllaznisë së Pozheranit sërish është demoluar dhe kjo nuk është hera e parë që në Stadiumin ndihmës të Vllaznisë së Pozharanit në  mënyrë huliganeske demolohen dyert, dritaret, zhveshtoret e gjithçka tjetër. Dhe ne si klub zakonisht jemi munduar t’i mbulojmë këto sjellje huliganeske,  të cilat jo vetëm që dëmtojnë rëndë objektin dhe ambientet e klubit, por dëmtojnë edhe imazhin e fshatit dhe të gjithë sportit në vendin tonë.

Kryesia e KF Vllaznisë fton organet e rendit që të merren seriozisht me këtë fenomen (dëmtimin e pronës publike), i cili po përsëritet disa herë!

Related Articles