IPK nis hetimet ndaj tre zyrtarëve që morën dy vajzat me veturën e Policisë në Ferizaj

IPK nis hetimet ndaj tre zyrtarëve që morën dy vajzat me veturën e Policisë në Ferizaj

Gjatë ditës së djeshme u raportua n media për një rast jo fort të zakontë në Ferizaj, ku sipas pamjeve të dërguara nga sinjalizuesit shihet se dy vajza të reja futen në veturën zyrtare të Policisë së Kosovës.

Kjo ka aktivizuar Policinë Rajonale në Ferizaj, teksa është informuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Nga IPK kanë bërë me dije se rasti është në fazën e grumbullimit të informacioneve shtesë lidhur me atë që ka ndodhur.

“Ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës (tutje IPK), sipas detyrës zyrtare ka iniciuar rastin në fjalë dhe është në fazën e grumbullimit të informacioneve shtesë. Pra, rasti është në hetim preliminar”, thuhet në përgjigjen e IPK-së për Sinjalin.

Ndryshe, në videon e siguruar nga Gazeta Sinjali shihet se si vetura me targat “Police-126-07”, teksa ishte në lëvizje, ndalet në mes të rrugës dhe në të futen dy vajza, të cilat as nuk janë të prangosura e as nuk shoqërohen nga ndonjë zyrtar policor.

Në përgjigjen e PK-së në Ferizaj thuhet se në veturën që shihet në pamje kanë qenë tre zyrtarë policorë, në kryerje të detyrës zyrtare.

“Ju njoftojmë se menaxhmenti i policisë së stacionit në Ferizaj, në lidhje me videon e dërguar nga ana juaj,  ka nisur grumbullimin e informatave fillestare, ka marrë deklaratat e tre policëve ( dy meshkuj dhe një femër) që ishin në kryerje të detyrës zyrtare, duke patrulluar me veturë zyrtare me datën 05.09.2023, rreth orës 23:30 në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj, ku shihen dy qytetarë (vajza) duke u futur në veturën e policisë.”

Related Articles