Përleshja në Prizren: Këta janë të dyshuarit që u rrahën mes vete, njëri prej tyre e theri me thikë të miturin

Përleshja në Prizren: Këta janë të dyshuarit që u rrahën mes vete, njëri prej tyre e theri me thikë të miturin

Konfliktet në trafik janë goxha të shpeshta në vendin tonë dhe jo rrallëherë eskalojnë në kërcënime serioze e përleshje fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Në shumicën e këtyre rasteve, mollë sherri bëhen shkeljet e rregullave të komunikacionit, duke i shtyrë kështu shoferët të përfshihen në rrahje.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren, ku tre persona janë përfshirë në përleshje dhe për pasojë kanë përfunduar në Polici.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se të dyshuarit që u arrestuan janë Milazim Bytyqi (27-vjeçar) dhe dy të miturit, S.B., dhe B.B., të cilët janë rrahur fizikisht me njëri-tjetrin, për motive akoma të panjohura.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, i dyshuari i parë edhe e ka therur me thikë njërin nga të miturit, duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka i njëjti është dërguar në spital për tretman mjekësor.

Edhe dy të dyshuarit e tjerë që pësuan lëndime trupore kanë marrë trajtim mjekësor dhe më pas janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari i moshës madhore të ndalohet për 48 orë dhe ndaj tyre të iniciohet rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Policia Rajonale në Prizren.

“Raportohet se tre të dyshuar meshkuj kosovarë, janë përleshur mes vete me ç’rast dy nga ta kane kërkuar tretman mjekësor. Thika e cila dyshohet se është përdorur në rast është sekuestruar. Me vendim të prokurorit njeri i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.”, ka njoftuar Policia.

Related Articles