Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra, ka dorëzuar padi në gjykatë për siç pretendon ajo, shpifje ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Deliu – Kodra pretendon se në gjykatë, të pavërtetat siç tha ajo, të Haxhiut nëpër studio televizive pret që të marrin përgjigjen e merituar.
“Tendenca që me shpifje dhe fyerje ndaj opozitës me e zhvendosë vëmendjen nga skandalet korruptive të kësaj qeverie, nuk kalon. As nuk frikësohemi e as nuk zmbrapsemi nga angazhimi ynë për të denoncuar krimin dhe korrupsionin e këtij pushteti”, tha Deliu – Kodra.
Në bazë të padisë së bërë publike nga vetë Deliu – Kodra, ajo ka kërkuar shpërblim të dëmit për shkak të shpifjes.