Një grabitje e armatosur ka ndodhur ditën e premte në Prishtinë, në një pompë derivatesh.
Policia njofton se persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur 770 euro.
“Ankuesit kanë njoftuar policinë se derisa ishin në vendin e punës në një pompë derivatesh, aty kanë hyrë tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së shkurtë kanë grabitur 770 euro. Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar me një veturë”, thuhet në njoftim.
Rasti është duke u hetuar.