Vazhdimisht është raportuar për arrestimin e personave të dënuar nga Gjykatat në vend për vepra të ndryshme penale, por që të cilët arrijnë të ikin nga duart e drejtësisë. Këtu bëjnë pjesë edhe personat të cilët janë në kërkim ndërkombëtar e që arrijnë të kapen brenda territorit të Kosovës.
Të njëjtin fat e pati dje një person, i cili u arrestua në Gjakovë.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se i dyshuari është Mehmet Tredhaku, 44-vjeçar dhe i njëjti po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se autoritetet italiane kanë kërkuar që Tredhaku të arrestohet me qëllim të ekstradimit, pasi i njëjti dyshohet për veprën penale ‘Grabitje’.
Me urdhër të prokurorit, 44-vjeçari është dërguar në mbajtje.