Sot, i është dhënë lamtumira e fundit, Florian Gjergjajt, i cili humbi jetën të dielën në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht tek Kroi i Mbretit.
Një numër i madh i qytetarëve kanë qenë pjesë e varrimit, raporton Gazeta “Enigma”.
“Rreth orës 19:00 në rrugën Pejë -Prishtinë është raportuar për një aksident të rëndë trafiku, ku dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar për vdekje. Njësitet relevante policore dhe ato të emergjencës kanë dalë në vendin e aksidentit”, tha për rastin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Kujtojmë se i riu, Florian Gjergjaj vdiq të dielen që lam pas, në një vetaksident. /Gazeta Enigma/