Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga ministrat që të fillojnë përgatitjet me raportet për punën 100 ditëshe të qeverisë, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai ka kërkuar nga kabineti qeveritar që të ju përmbahen udhëzimeve, derisa e ka lavdëruar angazhimin ku tha se janë bërë punë shumë të mëdha.
“Dua të ju rikujtojë rëndësinë e raportit të 100 ditëshit, është e rëndësishme që të ju përmbaheni udhëzimeve sepse devijimet po na shkaktojnë humbje kohe janë bërë punë shumë të mira dhe qytetarët duhet të njoftohen me arritjet kryesore të kësaj qeveria”. /Gazeta Enigma/