Ministri i Financave Hekuran Murati ka bërë të ditur se mbi 16 mijë familje kanë aplikuar deri më tani për subvencionim të faturave të energjisë elektrike.
Ai ka inkurajuar të gjitha familjet të cilat kanë të ardhura mesatare mujore më pak se 150 euro për anëtar që të aplikojnë.
“Mbi 16 mijë familje kanë aplikuar deri më tani për subvencionim të faturave të energjisë elektrike. Aplikimi do të jetë i hapur deri në fund të muajit shtator, dhe mund të bëhet online në formularin: Inkurajohen të aplikojnë të gjitha familjet që kanë të ardhura mesatare mujore më pak se 150 euro për anëtar. Në veçanti, inkurajohen që të aplikojnë familjet që kanë anëtarë me aftësi të kufizuara, që janë prindër vetushqyes, apo që janë pensionistë që jetojnë vetëm e pa përkujdesje”, ka shkruar Murati në Facebook.