“Kryeministër sa përziesh në zgjedhje të brendshme në shtetet tjera angazhoju me i largu sanksionet ndaj Kosovës”

“Kryeministër sa përziesh në zgjedhje të brendshme në shtetet tjera angazhoju me i largu sanksionet ndaj Kosovës”

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka hedhur kritika e akuza në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Çitaku ka thënë se kryeministri Kurti është mirë të mos përzihet në punët e brendshme e në zgjedhjet parlamentare të një shtetit tjetër por të angazhohet për largimin e sanksioneve ndaj Kosovës.

‘’Kryeministër, sa përzihesh vend e pa vend në punë të brendshme e në zgjedhjet parlamentare në rajon e Evropë, angazhoju pak me i largu sanksionet që i janë vënë Kosovës nga perëndimi’’ ka thënë Çitaku.

Më tutje ajo ka thënë se koston e sjelljes tuaj të papërgjegjshme po e paguan Kosova.

Related Articles