Kjo nuk duhej, Rumania shënon ndaj Kosovës kur kanë mbetur edhe 10 minuta lojë

Kjo nuk duhej, Rumania shënon ndaj Kosovës kur kanë mbetur edhe 10 minuta lojë

Kosova po luan në udhëtim te Rumania në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për “Euro 2024”.

Rumania ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës. Në minutën e 83-të për 1:0 shënoi Stanciu.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Arena National”, duke filluar nga ora 20:45.

Kosova ka mbetur me 10-të futbollistë në fusha nga minuta e 42-të pasi që Vedat Muriqi u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Sfida e parë ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë, e zhvilluar në muajin qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, pati përfunduar pa gola.

Related Articles