Dy vajza të mitura zhduken në Gjilan, familjarët nuk dinë për vendndodhjen e tyre

Dy vajza të mitura zhduken në Gjilan, familjarët nuk dinë për vendndodhjen e tyre

Dy vajza të mitura janë raportuar të zhdukura në fshatin Livoç i Epërm të Gjilanit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 16 tetor, rreth orës 23:50, nga familjarët e tyre.

Familjarët kanë deklaruar se të miturat kishin dalë së bashku dhe se nuk kanë informacione për vendndodhjen e tyre.

“Fsh. Livoç i Epërm, Gjilan 16.10.2026 – 23:50. Nga familjarët e tyre janë raportuar të zhdukura dy shoqe, femra të mitura. Sipas familjarëve të viktimave këto të fundit kanë dalë bashkë dhe nuk dihet asgjë për vend ndodhjen e tyre. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të PK.

Related Articles