Abazoviq hap shkollën e vetme shqipe në Rozhajë

Abazoviq hap shkollën e vetme shqipe në Rozhajë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka hapur shkollën e vetme në Rozhajë e cila mban mësim në gjuhën shqipe.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj shkolle pas rindërtimit, Abazoviq mori pjesë bashkë me ministrin malazez të Arsimit, Miomir Vojinoviq.

“Së bashku me ministrin e Arsimit #MiomirVojinoviq dhe ministrin e Administratës Publike #MarashDukaj po hapim një shkollë të rikonstruktuar në Rozhajë, IP ShF Dacaj. Kemi të bëjmë me shkollën e vetme në Rozhajë që mban mësim në gjuhën shqipe. Sot është hera e parë në histori që kjo shkollë vizitohet nga kryeministri”, bën të ditur ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Punimet për rindërtimin e këtij objekti shkollor kapin vlerën e rreth 250 mijë  eurove, kurse në shkollë vijojnë mësimin 23 nxënës.

Related Articles