Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka publikuar një fotografi të presidentit serb, Vucic, duke vendosur shenjën e rreme të një rruge që mban emrin, Ratko Mlladic.
Ish-komandantit të Serbisë, Ratko Mladiq, i është konfirmuar sot dënimi me burgim të përjetshëm për krimet e kryera në vitet e ’90-a në Bosnje e Hercegovinë.
E për këtë ka reaguar edhe Vlora Çitaku, në Facebook duke publikuar një fotografi dhe një shkrim.
Ajo ka publikuar një fotografi të Vucicit, ku shihet duke vendosur një shenjë të rreme në rrugë që mban emrin e Ratko Mlladic në vitin 2007.