Djali i El Chapos ekstradohet në ShBA

Djali i El Chapos ekstradohet në ShBA

Djali i bosit famëkeq të drogës Joaquín “El Chapo” Guzmán është ekstraduar në ShBA për akuzat e trafikut të drogës, ka thënë Prokurori i Përgjithshëm i ShBA-së.

Ovidio Guzmán dyshohet se ka udhëhequr, së bashku me vëllanë e tij, kartelin e fuqishëm të drogës Sinaloa që themeloi babai i tij, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Ovidio akuzohet gjithashtu se ka urdhëruar vrasjen e një këngëtari që kishte refuzuar të performonte në dasmën e tij.

Ai u arrestua në janar në shtetin verior të Meksikës, Sinaloa dhe që atëherë ka qenë në paraburgim.

“Ky veprim është hapi më i fundit në përpjekjen e Departamentit të Drejtësisë për të sulmuar çdo aspekt të operacioneve të kartelit,” tha në një deklaratë Prokurori i Përgjithshëm i ShBA-së, Merrick Garland në lidhje me ekstradimin.

Related Articles