Kim Jong Un, udhëheqësi i Koresë së Veriut i shoqëruar nga Sergei Shoigu, ministri rus i Mbrojtjes kanë shkuar në Vladivostok dhe kanë inspektuar një sistem raketash avioni hipersonik përpara se të hipte në një anije luftarak.
Udhëtimi i parë i Jong Un jashtë vendit që nga shpërthimi i COVID-19 ka shkaktuar shqetësime midis vendeve perëndimore se Moska dhe Penjani mund të angazhohen në tregtinë e armëve pavarësisht sanksioneve ekzistuese.
Sipas “Tass” Kim posa ka mbërritur në Vladivostok morri një pritje të ngrohtë nga Shoigu dhe një roje nderi.
Turneu i Kim në rajonin e largët lindor të Rusisë filloi të martën. Ai u takua me Presidentin Vladimir Putin dhe vizitoi një fabrikë avionësh luftarakë në qendrën inxhinierike të Komsomolsk-on-Amur.
Por sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, bashkëpunimi i diskutuar gjatë vizitës së Kim në Rusi ka ngritur shqetësime pasi mund të shkelë rezolutat e shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.