Xhiroja e 5-të në Superligë, këto janë ndeshjet që do të zhvillohen sot

Xhiroja e 5-të në Superligë, këto janë ndeshjet që do të zhvillohen sot

Superliga e Kosovës rikthehet përsëri pas pauzës së ndeshjeve kualifikuese të kombëtareve.

Në këtë fundjavë do të zhvillohet xhiroja e pestë, kurse sot do të zhvillohen tre ndeshje.

Malisheva do të jetë mysafire e Gjilanit, me skuadrën e drejtuar nga Alirifa që kërkon të kthehet me pikët e plota dhe të qëndrojë në krye të tabelës, por që nuk do ta ketë aspak lehtë, me ‘Skifterat’ që tashmë po organizohen fuqishëm për pjesën tjetër të kampionatit.

Në Drenas, skuadra e Feronikelit 74′ do të jetë nikoqire e Llapit të drejtuar nga Tahir Batatina, kurse Fushë Kosova e pret Dritën.

Të tri këto takime do të nisin nga ora 15:00.

Related Articles