Katër persona janë arrestuar në magjistralen Prishtinë-Podujevë, pasi të njëjtit dyshohen se kanë arritur të marrin sasi të ndryshme të derivateve të ekskavatorëve që po kryejnë punime në atë zonë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila theksoi se të arrestuarit në mesin e tyre tre janë të mitur.
“Arrestohen katër persona të dyshuar për vjedhje Sot nga njësite policore të stacionit të Podujevës, në fshatin Lupç, janë arrestuar në flagrancë katër persona të dyshuar për vjedhje”.
“Rasti ka ndodhë në magjistralen Prishtinë -Podujevë, ku personat e dyshuar nga eskavatorët (që po kryejnë punimet në atë zonë), kanë arrit të marrin sasi të ndryshme të derivateve”
“Personat e dyshuar (tre nga ta të mitur), me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprën vjedhje”.