Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka folur për dorëheqjet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb në Republikën e Kosovës.
Ai ka thënë se tek ta ka vërejtur presion politik.
“Nuk ka kërcënime me vdekje por kemi vërejtur presion politik”, ka thënë Elshani ne konferencën “Vlerësimi i gjyqësorit dhe Policisë së Kosovës në veri të vendit”.
Tutje, ai ka sqaruar se si po binde serbët lokal të Kosovës të largohen nga Policia e Kosovës.
“Policet që po japin dorëheqje po takohen fillimisht në Rashkë, pastaj kur po vijnë këtu po e ofrojnë dorëheqjen”, ka sqaruar Elshani.