Gjilan: Bëri tejkalim në vijë të plotë, dënohet me 150 euro gjobë dhe tre muaj ndalim vozitjeje

Me 150 euro gjobë dhe tre muaj ndalim vozitjeje, është dënuar nje qytetar në komunën e Gjilanit, për veprën “tejkalim në vijë të plotë”.

“Në bazë të videoincizimi të pranuar në e-mail në adresën zyrtare, shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe bie ndesh me rregullat e komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftim.

Tutje Policia Rajonale e Gjilanit, kërkon nga qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet të njoftojnë Policinë e Kosovës.

Related Articles