Policia evropiane (Europol), e ka zhvilluar një operacion të madh policor në Spanjë.
27 persona janë arrestuar nga policia spanjolle në disa vende si: Madrid, Malaga, Sevilla, Valencia, Alicante dhe Barcelona.
Grupi i drejtuar nga shtetas shqiptarë, ishte i përfshirë në trafikun e drogës dhe shpërlarje parash përmes metodës “Hawala”.
Gjatë bastisjeve janë gjetur dhe konfiskuar 615 mijë euro cash e po ashtu ora dhe bizhuteri në vlerë prej më shumë se 400 mijë euro.
Dyshohet se ky grup kishte shpërlarë më shumë se 60 milionë euro gjatë viteve 2020 dhe 2021.
Hetimi i autoriteteve spanjolle u nxit nga raportet e sjellura nga Europol, të cilat ndihmuan në identifikimin e grupit, që merrej kryesisht me mbjelljen e kulturave marijuanë në ambiente të mbyllura, që së bashku me shtetas me origjinë kineze, kishin formuar një strukturë komplekse në të cilën të dy grupet siguronin avantazhe të ndërsjella dhe përfitime të tjera që rridhnin nga aktiviteti kriminal, shkruan Abcnews.al.
Sipas hetimeve, shtetasit kinezë u dërgonin bizneseve të tyre shuma të mëdha parash, e në këmbim, ato kompensoheshin diku tjetër, me objektivin final që paratë në fjalë të mbërrinin në vendin e origjinës pa qenë subjekt i kontrollit përkatës ligjor ose formal në Spanjë.
Përdoruesit shqiptarë të sistemit Hawala, duke funksionuar si një subjekt bankar, kryenin “transferimin” dhe fshehjen e shumave të.