Në një fjalim para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u ankua gjerësisht, për atë që ai quajti “hipokrizi” të Perëndimit dhe shkelje të Kartës së OKB-së “kur është puna te Serbia”.
Vuçiqi dha versionin e tij të shtrembëruar të ngjarjeve mbi-njëzet vjeçare teksa mohoi edhe se ka pasur “dhunë dhe spastrim etnik” sistematik ndaj shqiptarëve nga regjimi i Millosheviqit.
E nisi me atë se si 19 (asokohe) shtete të NATO-s intervenuan ndaj krizës humanitare, spastrimit etnik dhe gjenocidit në bërje ndaj shqiptarëve, duke i mohuar të gjitha.
“Vendimi i paligjshëm i shkëputjes së provincës sonë autonome të Kosovës nga Serbia u bë një dekadë pas fundit të luftës në vendin tonë. Pa referendum në vendin tonë, e madje as në Kosovë. Ky vendim u morr në një kohë kur Serbia kishte një qeveri të përcaktuar për integrime evropiane dhe euro-atlantike, dhe përfshinte në përbërjen e saj edhe Kosovën, një vend anëtar i plotë i OKB-së, por edhe i Këshillit të Evropës dhe OSBE-së. Por, kjo nuk e ndaloi dhunën ligjore dhe politike – dhe mund të përdor fjali edhe më të ashpra – nga ata që sot na dhëjnë ligjërata nga kjo foltore – me shpjegime të panevojshme dhe të kota”, ka thënë Aleksandër Vuçiq.
Duke iu kthyer aktualitetit të dialogut me Kosovën dhe tensioneve në veriun e Kosovës, Vuçiq tha se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur nga Brukseli, kërcënoi serbët “se do të vuajnë dhe do ta paguajnë”.
“A është e mundur që të tallemi më keq me njerëzimin, me rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe me komunitetin ndërkombëtar sesa me fjalë të tilla? Fatkeqësisht, është e mundur. Vetëm një ditë më vonë, pikërisht tani, ndërsa jemi ulur në këtë sallë. një kontigjent i ri serbësh të arrestuar nën akuza të sajuara si pjesë e fushatës së tij të terrorit”, tha Vuçiq.
“Mosbalancimi me të cilin Serbia duhet të dorëzohet përgjithmonë nuk çon në zgjidhje. Biseda me Kurtin është më shumë monolog sesa dialog. Është e vështirë të shpjegohet pse më shumë se 10 vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes, Asociacioni i Komuanve Serbe nuk u krijua. Serbia është në rrugën evropiane, e gatshme për të ndryshuar dhe e gatshme për reforma. Ne kemi marrëdhënie të mira me SHBA-në dhe besoj se marrëdhëniet tona do të jenë edhe më të mira”, tha presidenti serb.