Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Zakonisht viktima janë vajzat dhe gratë të cilat raportojnë në Polici se janë keqpërdorur seksualisht nga persona të panjohur. Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut, Prokuroria tashmë ka nisur hetimet.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti u zbulua pas denoncimit të një burri, i cili ka raportuar në Polici se vajza e saj është ngacmuar seksualisht nga një person.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 16-vjeçare, e cila është ngacmuar nga i dyshuari, në rrethana akoma të panjohura, të mërkurën në mbrëmje.
Përballë kësaj situate, pasi babai i viktimës e kuptoi se çfarë kishte ndodhur, vendosi të kërkojë ndihmë, duke e raportuar rastin në Polici, me ç’rast ka rrëfyer në detaje për gjithë ngjarjen e trishtë që i kishte treguar e bija.
Si rezultat i denoncimit, Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.
Pas përfundimit të procedurave policore, lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve në drejtim të veprës penale “Ngacmim seksual”, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren posa të sigurohet prezenca e të dyshuarit.