Bashkimi Evropian ka reaguar për rastin e mbrëmshëm që ka ndodhur në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e veriut, ku në një shtëpi është hedhur granatë dore.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se BE-ja po e vëzhgon me shumë vëmendje dhe shqetësim situatën në veri të Kosovës.
“Jemi të shqetësuar për vazhdimin e situatës ku nuk ka një de-përshkallëzim të tensioneve”, ka thënë Stano, transmeton RTK.
Ndërkaq, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka thënë se ky sulm me granatë dore vjen si shenjë revolte ndaj arrestimit të tre personave për krime të kryera ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë dhe si mesazh ndaj drejtësisë e me qëllim të shkaktimit të terrorit tek qytetarët e asaj pjese.