Një martesë në Jordani u shndërrua në një tragjedi të paimagjinueshme pasi dhëndri u vra aksidentalisht nga të shtënat me armë zjarri.
Mijëra njerëz u mblodhën në Ma’an, Jordaninë jugore, për funeralin e viktimës që ishte polic, Hamzeh Al Fanatseh. Siç duket nga pamjet, në momentin tragjik të afërmit e tij ishin mbledhur për të festuar dasmën e tij, teksa njëri prej tyre qëlloi me armë në ajër, e për t’iu drejtuar të ndjerit me plumb në gjoks.
Drejtoria e Sigurisë Publike (PSD) lëshoi një deklaratë me shkrim të ashpër të mërkurën për humbjen e Fanatseh duke u kërkuar qytetarëve t’i japin fund “zakonit vdekjeprurës” – atë të gjuajtjes me arëm në dasëm.
PSD tha se kushdo që ka qëlluar ndonjëherë me armë gjatë një feste, duke e pretenduar atë si një akt “burrërie” ose gëzimi, është bashkëpunëtor në vrasjen e Fanatseh.
The footage is recorded a few weeks ago during a wedding ceremony, Jordan 🇯🇴
I told million times, those people are not compatible with western lifestyle, he just killed the groom.
Do I need to show you more proofs? pic.twitter.com/kysq2T2uEg— Frankie™️🦅 (@B7frankH) September 21, 2023