Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se rruga “Tahir Zajmi” është bërë me ndriçim publik.
Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se po punohet vazhdimisht në mënyrë që të ndriçohet cdo rrugë e kryeqytetit, raporton Klan Kosova.
“Sapo rivumë në funksion ndriçimin publik në këtë rrugë ku gjenden Shkollat e Mesme, Kompania ‘Pastrimi’ e ‘Trafiku Urban’”, ka shkruar ai.