Në orët e hershme të mëngjesit është djegur një shtëpi në fshatin Panorc të Malishevës. Si pasojë e zjarrit ka vdekur një 76-vjeçar, derisa raportohet se edhe një grua është dërguar në trajtim mjekësor.
I ndjeri, raportohet të jetë Ismet Bajrami, babai i dëshmorit Milaim Bajramit.
Dyshohet se kjo erdhi si pasojë e kontaktit të rrymës.