Përfundon aksioni i Policisë së Kosovës në Manastirin e Banjskës

Përfundon aksioni i Policisë së Kosovës në Manastirin e Banjskës

RTV Dukagjini ka raportuar se aksionin i Policisë së Kosovës në Manastirin Banjskës ka përfunduar, teksa ka shtuar se policia është në ndjek të terroristëve të arratisur.

Dita 24 shtatorit e vitit 2023, ka nisur me një sulm terrorist ndaj Policisë së Kosovës nga një grup prej 30 personave të cilët ishin të pagatitur mirë me armatim të rëndë ku si pasojë e sulmeve të këtij grupi kanë humbur jetën një policë i Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se aksioni në kërkim të sulmuesve të policisë së Kosovës po vazhdon ende teksa ka thënë se armët që janë gjetur lidhen me aksionin e Zveçanit që është zhvilluar më herët nga policia.

Ai ka bërë të ditur se tre sulmues mbetën të vrarë në operacionin e sotëm në Banjskë, ndërsa u arrestuan gjashtë persona – dy prej tyre sulmues dhe katër të tjerë që e mbështetën sulmin me radio-lidhje.

“Armët janë të llojllojshme, pas hetimeve do ta keni listën e saktë. Ka disa armë që mund të lidhen me aksionin e Zvecanit, me disa armë jemi ndeshur për herë të parë”, ka thënë Sveçla.

Ai ka thënë se shumica e veturave që kanë ardhur janë nga Beogradi dhe se fjalë për grup terroristësh nga disa grupe kriminale teksa ka theksuar se ndonëse hyrjet e tyre nga Serbia në Kosovë nuk janë të pamundshme, veprimtaria e tyre tashmë është duke u bërë e pamundshme.

Ai ka shtuar se zona ku policia po kërkon është më e gjerë se ajo në Manastir dhe se i gjithë territori i vendit është vendosur nën kontroll.

“Policia e Kosovës në vazhdimësi ka informata të ndryshme që i verifikon. Ky është një grup terrorist që ka marrë akte terroriste. Kemi një linjë kufitare me reliev të gjatë me Serbinë, hyrjet e terroristëve nuk janë të pamundshme, por veprimtaria e tyre  tashmë është duke u bërë e pamundshme”, ka vijuar Sveçla.

Ndryshe, sot polici, Afrim Bunjaku mbeti i vrarë, ndërsa polici tjetër, Alban Rushiti mbeti i plagosur si pasojë e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, mëngjesin e së dielës.

Policia ka thënë se tre sulmues janë vrarë dhe një është arrestuar.

Sipas policisë, edhe katër persona të tjerë janë arrestuar për posedim të armëve,të municionit dhe të radiolidhjeve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur sulmin si terrorist, duke thënë se krimi i organizuar me “mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë”.

Në një komunikatë për media, nga policia thonë se në zonën e fshatit Banjska situata e sigurisë vazhdon të qëndrojë e tensionuar, po ashtu, sulmet me armë zjarri ndaj njësiteve policore po vazhdojnë në intensitet të njëjtë, varësisht nga lëvizjet e grupeve kriminale.

Related Articles