Dioqeza Rashkë-Prizren del me detaje: Personat e armatosur janë larguar nga Manastiri i Banjskës

Dioqeza Rashkë-Prizren del me detaje: Personat e armatosur janë larguar nga Manastiri i Banjskës

Dioqeza Rashkë-Prizren ka thënë se situata në Manastirin e Banjskës aktualisht është e qetë dhe se personat e armatosur janë larguar nga manastiri.

Dioqeza ka thënë se është vërejtur prania e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it para portave të hyrjes dhe në oborrin e manastirit.

“Në konviktin e manastirit ndodhen ende igumeni me vëllazërinë e tij, si dhe një grup besimtarësh nga Novi Sadi, mes të cilëve edhe dy të mitur. Drejtoria e Manastirit njofton se të gjithë janë mirë, se në kapelën e manastirit bëhen shërbesa të rregullta, me shpresë që kjo dramë të përfundojë sa më shpejtë”, thuhet në njoftimin e Dioqezës.

Related Articles