Reagon Polonia pas sulmit në veri: Autorët e aktit të tmerrshëm të sillen para drejtësisë

Reagon Polonia pas sulmit në veri: Autorët e aktit të tmerrshëm të sillen para drejtësisë

Polonia ka dënuar ashpër sulmet e djeshme ndaj Policisë së Kosovës.

Ministria e Jashtme e Polonisë në “X” i ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve të policit të vrarë, Afrim Bunjaku, derisa i ka uruar shërim të shpejtë policëve të lënduar.

MPJ e Polonisë thotë se autorët duhet të sillen para drejtësisë.

“Polonia dënon ashpër sulmet ndaj Policisë së Kosovës. Ne i shprehim ngushëllimë familjes dhe kolegëve të policit të vrarë në krye të detyrës dhe i urojmë shërim të shpejtë dy policëve që u lënduan. Autorët e këtyre akteve të tmerrshme duhet të sillen para drejtësisë”.

Related Articles