Edhe një trup i pajetë i një terroristi të vrarë nga forcat e policisë gjatë ditës së djeshme është gjetur afër vendit ku ndodhi sulmi dje në Banjskë.
Me këtë, nga ajo që dihet nga shifrat zyrtare, numri i sulmuesve të vrarë ka arritur në katër
Policia ndërkaq po vazhdon me lokalizimin e disa shtëpive në të cilat dyshohet se ka armatim.
Gjithashtu, në lidhje me rastin janë arrestuar deri tash të paktën gjashtë persona.
Gazeta Enigma ka siguruar fotografinë e terroristit serb: