Reagon Franca, dënon ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës

Reagon Franca, dënon ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës

Franca ka dënuar ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës gjatë ditës së djeshme, ku u vra një polic.

Shteti francez bën thirrje që përgjegjësit të dalin sa më shpejt para drejtësisë.

“Franca dënon ashpër sulmin e papranueshëm ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator, i cili la të vdekur një polic dhe dy të plagosur. Ajo shpreh ngushëllimet e saj për familjet e viktimave dhe bën thirrje që përgjegjësit të dalin sa më shpejt para drejtësisë”.

Franca gjithashtu nënvizon që Kosova dhe Serbia të kthehen në dialog.

“Serioziteti i këtyre ngjarjeve nënvizon urgjencën që Serbia dhe Kosova të tregojnë përgjegjësi për të ulur tensionet dhe për t’u riangazhuar me mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, e vetmja rrugë e mundshme për arritjen e normalizimit të marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mundësimin që ata të përparojnë drejt Bashkimit Evropian”.

Related Articles