Analisti kosovar: Nëse xhamitë do të ishin të mbushura me armatim, do të shkruhej për “terrorizëm islamik”

Analisti kosovar: Nëse xhamitë do të ishin të mbushura me armatim, do të shkruhej për “terrorizëm islamik”

Analisti Xhevdet Pozhari ka komentuar gjetjen e aramtimit të rëndë në oborrin e manastirit Banjska në Zveçan, ku qëndruan një grup terrorist serb të dielën pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku.

Ai ka thënë se nëse do të gjendeshin armatim në xhamitë, mediat ndërkombëtare do të shkruanin për “terrorizëm islamik”.

Postimi i plotë:

Nëse xhamitë do të ishin të mbushura me armatim, do të kumbonin mediat ndërkombëtare me titujt “terrorizëm islamik”. Në rastin e manastireve serbe të mbushura me armatim nuk thuhet se ky është terrorizëm i inspiruar dhe i bekuar nga ortodoksizmi serb.

Kjo është një arsye e fortë pse kishat serbe në Kosovë duhet të kontrollohen ngaqë e kanë shkelur ligjin duke ndihmuar dhe nxitur sulme terroriste.

Dje ishte e diele, ditë që konsiderohet e shenjtë në fenë ortodokse. Pas sulmeve të para në drejtim të Policisë së Kosovës, Serbia ka llogaritur se policia do ta bëjë target të kundërpërgjigjes pikërisht ndërtesën e Manastirit. Me këtë skenarë, bota do të zgjohej me pamje e foto të Manastirit nën sulm nga forcat e policisë së Kosovës. Ky pastaj do të bëhej tregimi kryesor i Serbisë për asociacionin dhe kërkesat për Kosovën.

Përmes këtij veprimi, ka llogaritur se Kosova përfundimisht do të fajësohet dhe etablohet si palë destabilizuese, destruktive dhe konfliktuoze, duke e shfrytëzuar edhe disponimin negativ të kohëve të fundit që komuniteti ndërkombëtar e ka pasur ndaj Kosovës.

Dështuan falë profesionalizmit të policisë, unifikimit të faktorit politik dhe maturisë së Qeverisë.

Sot, Vuçiqi dhe Daçiqi mundohen ta shesin tregimin e sulmit ndaj serbëve në Manastir. Askush nuk ju beson. Janë demaskuar keq.

Related Articles