Ish deputetja Melihate Tërmkolli, ka thënë se s’ka arsye për asnjë konferencë ndërkombëtare për Kosovën, pasi çështja e Kosovës është mbyllur me çlirimin e saj me 1999, me njohjen ndërkombëtare shtet i pavarur nga 2008 dhe me vulën që i dha GJND shpalljes dhe njohjes së pavarësisë së Kosovës me 2010.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se zërat për një konferencë ndërkombëtare e dëmtojnë rëndë interesin e Kosovës dhe zgjidhja e vetme është njohja reciproke nga Serbia.
Ajo ka shtuar se deklaratat e shpifura për njëfarë njohje ” de facto” duhet të ndalen!
Postimi i saj i plotë:
Nuk ka asnjë arsye për kurrfarë konference ndërkombëtare për Kosovën. “Çështja” e Kosovës është mbyllur me çlirimin e saj nga okupatori serb me 1999, me njohjen ndërkombëtare shtet i pavarur nga 2008 dhe me vulën që i dha GJND shpalljes dhe njohjes së pavarësisë së Kosovës me 2010. Zërat për një konferencë ndërkombëtare, për raportet me Serbinë, e dëmtojnë rëndë interesin e Kosovës. E vetmja zgjidhje për fillimin e ” normalizimit” të raporteve Kosovë- Serbi është njohja reciproke, njohja ” de jure” e Kosovës shtet i pavarur. Deklaratat e shpifura për njëfarë njohje ” de facto” duhet të ndalen!