Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, në Qeverinë e Albin Kurtit, ka shtruar një pyetje për Bashkimin Evropian.
Kjo pasi përmes dronit është kapur fotografia e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq, ku shihet pjesë e aksionit terrorist, të së dielës në veri të vendit.
Për këtë Murati e ka pyetur BE-në se çfarë do të bëjë unioni pasi kandidatja kryesore për anëtarësim, Serbia qëndron mbrapa sulmit terrorist në Kosovë.
”Dëshmi të pakundërshtueshme se Serbia, kandidatja kryesore për në BE, qëndron pas sulmit terrorist të së dielës në veri të Kosovës – pamjet me dron tregojnë mikun e Vuçiqit duke udhëhequr grupin terrorist. Pyetja që mbetet është: Çfarë do të bëjë BE-ja për këtë”, ka shkruar Murati në Twitter.
Si pasojë e sulmit terrorist, të dielën ka mbetur vdekur polici Afrim Bunjaku, që mori gradën e heroit të Kosovës
Ky akt brutal është kundërshtuar ashpër nga Qeveria e Kosovës, por edhe bashkësia ndërkombëtare e ka cilësuar si terrorist.
Përkundër se Serbia ka mohuar se qëndron mbrapa, ekzekutivi kosovar publikon fakte që dëshmojnë të kundërtën.
Irrefutable evidence that Serbia, the EU-candidate frontrunner, stands behind the terrorist attack on Sunday in the north of Kosova – drone footage shows Vucic’s friend leading the terrorist group.
The question that remains is:
What will the EU do about it? pic.twitter.com/DY97c0hajC— Hekuran Murati (@HekuranMurati) September 26, 2023