Është duke vazhduar operacioni policor afër Manastirit të Banjskës.
Ekipi i RTV Dukagjinit nga terreni raporton se operacioni i Policisë së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit është duke vazhduar.
Postblloku i Policisë së Kosovës është duke qëndruar në afërsi të Manastirit të Banjskës.
Operacioni policor ka filluar si pasojë e sulmit ndaj Policisë së Kosovës të dielën nga grupi terrorist serb.
Nga ky sulm u vra rreshteri policor, Afrim Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë dhe disa zyrtarë të tjerë policor mbetën të plagosur.