Deputeti i PKD-së, Hisen Berisha, ka thënë se armatimi që është konfiskuar në fshatin Banjskë të Zveçanit, do të asgjësohet pas përfundimit të hetimeve.
I pyetur nga analisti politik Nexhmedin Spahiu se çfarë do të ndodhë me armatimin, Berisha ka thënë se do të asgjësohet.
“Arsenali do të jetë si provë derisa të hetohet e shqyrtohet komplet rasti. Pastaj asgjësohet. Këto janë kalibra të gjitha të prodhimit jugosllav, nuk i hyjnë në punë forcës sonë. Kemi teknologji krejtësisht të avancuar, të ndërveprueshme me NATO-n, ky armatim i konfiskuar të bën të ndërveprueshëm me vende që mbajnë armatim rus e kinez. Gjitha këto asgjësohen. Është eliminuar komplet arsenali i UÇK-së e lëre më këto. Aktualisht këto janë prova”, ka thënë Berisha në “Konfront” të KTV-së.