Deputeti i LDK-së, Anton Quni, tha se që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë nuk figuron më asgjësimi i forcave të armikut, por duhet bërë demotivimi i tyre që të mos bëjnë rezistencë.
“Kryesisht ushtritë e shteteve përëndimore në doktrinat e tyre nuk figuron më që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë asgjëimi i forcave të armikut, por neutralizimi i forcave të armikut. Do të thotë forcat e armikut me u demotivu për të bërë rezistencë”, tha Quni në Pressing, teksa e u diskutua pjesa kur terroristët ikën maleve nga Manastiri i Banjskës.
“Ende e kanë mendësinë (Serbia) që në jemi shumë mrapa me personel, me teknikë, me operacione etj”, tha Quni.