Që nga dje, në medie është raportuar në lidhje me mundësinë e plagosjes së Milan Radojiçiqit, nënkryetar i Listës Serbe, i cili mori pjesë në sulmin terrorist ndaj Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Në lidhje me këtë temë, gjatë tërë ditës ka raportuar N1, gazeta e njohur opozitare dhe kundërshtare e regjimit të Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë.
Siç njofton N1, gazetarët e këtiji medium e kanë vizituar spitalin ushtarak në Beograd, ku dyshohej se po qëndron Radojiçiqi, nënkryetar i Listës Serbe, i dyshuar edhe për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, politikan serb, dhe i sanksionuar nga ShBA-ja dhe BE-ja.