Qeveria e ka shkarkuar sot Bordin mbikëqyrës dhe ka emëruar bordin e përkohshëm në ndërmarrjen ‘’Trepça’’.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se shkarkimi i bordit vie si pasojë e dorëheqjes së dy anëtareve të bordit dhe mos zbatimin e punëve sipas ligjit.
Mandati i bordit të përkohshëm nuk mund të zgjasë më shumë se 6 muaj, tha ministrja.
Të emëruarit e bordit të përkohshëm, janë si vijon:
Rrezarta Pllana, kryesuese
Alban Krasniqi, anëtar
Merita Beqiri-Gashi, anëtare
Dragisha Kërstiq, anëtar