Në media sot u shfaqën pamje të reja nga zona e Manastirit të Banjskës.
Nga ora 12:00 është lejuar qarkullimi në këtë fshat të Zvecanit.
Të dielën një grup terrorist sulmoi Policinë e Kosovës ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagos një polic tjetër.
Policia arriti ta vë në kontroll këtë zonë dhe aksioni u deklarua i mbyllur mbrëmë.