Ballkani ka fituar si mysafir i Fushë Kosovës, ndërsa pas ndeshjes ka folur trajneri kampionëve aktual, Ilir Daja.
Ai foli edhe për lojtarët e ardhur së fundmi dhe inkuadrimin e tyre në skuadër.
“Nuk kemi bërë eksperimente në fushë. Fushë Kosova luan futboll të mirë, nëse e nënvlerëson pak, të bën dëm. Edhe ata u shfaqën goxha mirë në ndeshje”.
“Lojtarët tonë kryesorë, titullarët, ndihmojnë lojtarët të përshtaten. Ata marrin barrën kryesore sepse duhet të kemi 16-18 lojtarë të gatshëm për lojë që të mos prishen ekuilibrat”.
“Ismajlgeci luajti, Manaj apo Karrica presim të luajnë. Ishin në plan por u desh të bënim ndërrime të detyruara. Duke pasur më shumë lojtarë, e përballojmë më lehtë kampionatin”.
“Kemi paraqitje të mira edhe në Evropë. Duam ta mbajmë ritmin e mirë edhe në Kosovë, edhe në Evropë”, ka thënë Ilir Daja për “ArtMotion”.