Gazeta Enigma sot raportoi për një aksident në magjistralen Gjilan – Prishtinë, i cili më saktësisht ka ndodhur në fshatin Llabjan.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se ky aksident ka ndodhur rreth orës 07:00.
Ahmeti ka njoftuar së në këtë aksident janë përfshirë tre persona ku si pasojë kanë pësuar lëndime trupore tre persona, raporton Gazeta Enigma.
“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Gjilan. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, ka thënë Flora Ahmeti për Gazetën Enigma.