Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutif Haziri, ka komentuar Urdhrin e ri Ekzekutiv të presidentit të SHBA’së, Joe Biden, raporton Gazeta “Enigma”.
Haziri ka thënë se krimet e luftës nuk do t’i falen askujt. E përveç kësaj nuk do të falën as prishësit e paqes.
Ky shkrim i Hazirit erdhi pasi gjenerali Ratklo Mlladiq, i njohur si “Kasapi i Bosnjës”, u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Hagës.
“Bashkë me dënimin e gjeneralit serb, Ratko Mladic, doli edhe Urdhri i ri Ekzekutiv i Presidentit Biden. Lexojeni drejtë. Krimet e luftës nuk i falen askujt dhe prishësit e paqes, nuk do të falën më, po ashtu!”, shkruan Haziri.