Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava, raporton Gazeta “Enigma”.
Myftiu Tërnava e uroi kryeministrin Kurti për detyrën dhe shprehu bindjen se Qeveria e re do të punojë për ndryshimet e nevojshme që presin qytetarët nga Qeveria Kurti.
Kryeministri Kurti e falënderoi Myftiun Tërnava për bashkëpunimin dhe kontributin që ai dhe Bashkësia Islame e Kosovës, kanë dhënë për respektimin e rregullave dhe masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
U bisedua për sfidat në ballafaqimin me pandeminë dhe veprimet për tejkalimin e vështirësive, si dhe domosdoshmërinë për kujdes e vëmendje të shtuar në ruajtjen e shëndetit publik.