Ministria e Arsmit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka dalë me njoftim të ri rreth aplikimit të subvencioneve për tekstet shkollore, ku u bë e ditur se ky aplikim do të jetë ende i hapur.
Sipas MAShTI, deri më tani platforma eKosova ka pranuar 191.483 aplikime nga të cilat, 111.745 aplikime për klasat I-V për tekste dhe materiale shkollore si dhe 79.738 aplikime për klasat 6-9 për materiale shkollore.
Nga grupi punues i MASHT dhe MFPT janë verifikuar dhe proceduar pagesat e 97% të aplikantëve.
Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (AShI), ka njoftuar se të gjitha rasteve të aplikantëve për fëmijët e regjistruar në klasën e parë nën moshën 6 vjeçare, pas kërkesës në [email protected] u është lejuar mundësia e aplikimit.