Tentim vrasje në Prishtinë: Nxënësi 17-vjeçar i shkollës “Gjin Gazulli” ther me thikë shokun

Tentim vrasje në Prishtinë: Nxënësi 17-vjeçar i shkollës “Gjin Gazulli” ther me thikë shokun

Një rast i përleshjes me thikë ka ndodhur dje në Prishtinë, ku mbeti i therur një nxënës.

Këtë herë në rast janë përfshirë një 17 dhe një 18-vjeçar, nxënës të shkollës së mesme “Gjin Gazulli”, që dyshohet se u kapën për motive akoma të panjohura, me ç’rast përleshja eskaloi deri në përdorimin e thikës.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se viktima 18-vjeçar është dërguar në gjendje në spital dhe sipas informacioneve të para ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në anën tjetër, i dyshuari 16-vjeçar, është arrestuar nga Policia dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij në lidhje me rastin, njofton Sinjali.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tij të caktohet masa e ndalimit për veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe “Armbajtje pa leje”.

Related Articles