Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vranësira.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se nga e hëna e deri të premten mund të ketë rritje të lehta të të temperaturave maksimale.
Më poshtë e keni parashikimin e plotë të motit për pesë ditë:
E hënë – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.
E martë – Mot kryesisht i ngjashëm me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius
E mërkurë– Do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.
E enjte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime dhe mbeten pothuaj konstante me të ditës së mërkurë .Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.
E premte – Mot kryesisht i qetë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23gradë Celsius.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-5m.